Me burrin në stadium, tifozët e Lacios kore për mamanë e Zaniolos: Çfarë mendon nëna juaj?

Francesca Costa, mamaja e Nicola Zanilos, ishte pjesë e një incidenti të pakëndshëm në derbin e fundit që u luajt mes Romës dhe Lacios. E njohur për fotot e shumta provokuese dhe të nxehta që hedh në rrjetet sociale, mbetet në shënjestrën e tifozëve lacialë, që kënduan këngë fyese për të.

Kjo ndikoi disi edhe te performanca e lojtarit të Romës, që duhej të largohej nga fusha. Së fundmi Francesca Costa ka dhënë një intervistë për “Corriere dello Sport”, duke folur më tepër rreth këtij episodi të sikletshëm:

“Ne po qeshnim me ta. Isha me burrin tim në stadium, Igor. Dhe më pas me Nicolon kemi bërë shaka. A keni parë se çfarë mendojnë nënat e lojtarëve të Lacios? Më erdhi keq vetëm për vajzën tjetër, Benedetta, sepse është adoleshente.

Nuk bëj asgjë të gabuar me disa fotografi që janë për audiencën, siç ndodh me të gjithë. E imagjinoj se çfarë mendojnë njerëzit, por synimi im është të komercializoj imazhin tim. Kam hedhur poshtë deri tani shumë propozime nga TV e ndryshme. Nuk dua të ndryshoj, ndoshta edhe nënat e tjera do sillen si unë në të ardhmen”, ka thënë Francesca Costa. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *