Belgjika dha edhe zyrtarisht verdiktin për fatin e titullit kampion. Kampionati belg ishte i pari që u pezullua për shkak të Koronavirusit dhe vendosi të shpallte kampion Klub Bryzh, që udhëqihte tabelën e klasifikimit. Gëzozi i kampionit është diçka që sjell lumturi për çdo lojtar dhe festa i takon në fushën e lojës, por situata tani është tërësisht ndryshe.
Madje jo vetëm që mungon festa, por e çuditshme është edhe mënyra se si mësohet një lajm kaq i rëndësishëm. Futbollisti Emanuel Denis i Bryzhit, ka zbular për “Sky Sport” edhe mënyrën epike se si i ka mbërritur lajmi se është shpallur zyrtarisht kampion. E kjo ka ardhur nëpërmjet një etiketimi në rrjetet sociale, ndërsa ishte duke luajtur ping-pong.
“Isha te shokët e mir dhe po luanim ping-pong. Vura re që dikush më etiketoi diku dhe shkova t’i hidhja një sy. I thashë shokut tim të shkonte ta kontrollonte dhe ai m’u përgjigj: ‘po, jeni kampion, urime’. Është një mënyrë e çuditshme për të fituar, por kjo është jeta. Normalisht që do të nomin të kishim një festë, por kjo nuk është e mundur tani. Kështu që ajo ç farë do të bëj është të qendroj në shtëpi me miqtë dhe të dashurën time dhe thjesht do pimë pak shampanjë“, ka thënë Denis./Halit Delibashi-Sport Ekspres/