Marcelo Lipi duket mëse i irrituar nga kjo periudhë që po kalojmë. E tashmja nuk i pëlqen aspak trajnerit të mirënjohur Italian, që ka një karrierë tejet të pasur e të mbushur me suksese. Ish-trajneri Italisë që i udhëhoqi axurrët drejt Kupës së Botës në vitin 2006 ka folur në lidhje me situatën e futbollit tashmë, ndërsa shpreh gjithë mllefin me paradoksin në të cilin jetojmë. Sipas Lipit njerëzimi në vitin 2020 mund të shkojë në Mars por nuk gjen dot një vaksinë.
“E tashmja është për të vjellë, më ngre nervat. Nuk më duket sikur po flas për të qenë i bashkuar dhe koheziv dhe të gjithë mendojnë për punët e tyre, për poltronin në të gjitha nivelet. Këtu shfrytëzohet gjithçka, kush i bën gjërat mirë e turpërojnë. Jemi në vitin 2020, mund të shkojmë në Mars dhe nuk jemi në gjendje të gjejmë një vaksinë ose ilaç. Pse nuk duhet të fillojmë përsëri? Ne nuk jemi më në situatën e dy muajve më parë. Ka demagogji në lidhje me futbollin, por është një industri”, është shprehur Marcelo Lipi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/