“Më bën merak Skuka”, Nevil Dede tregon shqetësimin e tij te Partizani: Ka një barrë shumë të madhe

Nevil Dede duket i shqetësuar për situatën e sulmit të Partizanit. Ish-trajneri i Erzenit është shprehur në studion e emisionit “Skaner“ në “MCN TV“ se Skuka ka një barrë të madhe te klubi kryeqytetas, pasi është i vetëm në repartin sulmues. Ndërkohë e kundërta qendron me dy reparte te tjera, mesfushën dhe portën, ku sipas Dedes ka mbipopullim.

“Më bën merak Skuka. Nuk e di nëse ka shënuar në miqësore apo jo. Partizani në pamje të parë mund të jetë një skuadër shumë komode në emra. Janë dy reparte që kanë mbipopullim. Në portë, janë 4 lojtarë dhe në mesfushë janë 8 lojtarë.

Gjykoj që taktikisht nuk do të gjejmë dot si do të luajë Partizani. Investimet te Partizani janë të mëdha, pasi janë shumë lojtarë të marrë. Është e rëndësishme se çfarë do të japë Telushi, apo edhe Romero. Shikoj që është vetëm Skuka dhe askush tjetër. Ka një barrë shumë të madhe te Partizani. Tani nëse bëhet një skuadër solide me shumë emra, atëherë sa efikas do të jetë Skuka për këtë skuadër dhe sa hapësira do kenë. Me këta lojtarë që shikoj, është shumë e vështirë që Partizani të luajë me rombin”, ka thënë Nevil Dede./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *