“Më bëhet qejfi që Partizani është në këtë derexhe”, batuta “therëse” e Dabullës: Dinamo? Duhet të ecësh dhe pastaj të vraposh

Rezart Dabulla ka komentuar në një intervistë për “Sport Magazine” që moderohet nga Drilon Xhepollari, fazën e parë dhe nisjen e së dytë në Superiore. Si një ish-futbollist i Tiranës, nuk mund të mungonte batuta “therëse”: “Më bëhet qejfi që e shoh Partizanin në këtë derexhe”. Ndërkohë kur flitet mbi Dinamon, Dabulla ka thënë se në fillim duhet të mësosh që të ecësh dhe më pas që të vraposh.

“Tiranën e shoh të bilancuar dhe të etur për fitore. E shoh që ka shumë mundësi për të dalë kampon, por do të vendoset në fushën e lojës. Ndeshja ndaj Kukësit? Nuk e dominoi Kukësi, mund ta fitonte edhe Tirana lehtësisht. Fituesi nuk gjykohet, por Tirana mund ta fitonte lehtë. Pra nuk më tremb ajo humbje pasi ekipi ishte në fushë, u ndëshkua nga dy gabime.

Egnatian nuk e mendoja se do të ishte kaq mirë. Vinte pas shumë vitesh në Superiore, ka lojtarë të rinj dhe po merr maksimumin e potencialit të saj. Ata janë me këmbë në tokë dhe nuk shkojnë në aventurë. Dinamo? Ndonjëherë është më mirë që të mësosh të ecësh, pastaj të vraposh. Dinamo sapo erdhi në Superiore dhe mendoi se vetëm me emër, do ta kishte të shtruar rrugën.

Partizani? Si dashamirës i Tiranës, më bëhet qejfi që Partizani është në këtë derexhe. Kjo ishte për batutë. Partizanit i janë larguar lojtarë të vjetër që i kanë dhënë tempin skuadrën. Kur u larguan këta dhe u afruan të tjerët, i kanë rënë cilësitë në fushë. Të gjithë mund të kemi CV të pasur, por varet se çfarë shfaqim. Këta futbollistë nuk kanë cilësi për Partizanin kampion”, tha Dabulla. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *