I thanë “shqiptar mu..”! Pas Gianina dënon tifozët dhe i quan “jo njerëzorë”, çudit futbollisti me origjinë shqiptare: Nuk ka nevojë

Një tjetër skandal rac.izmi ka ndodhur në Greqi teksa në fundin e takimit mes Pas Gianina dhe AEK, tifozët vendas menduan që të acaronin mbrojtësin me origjinë shqiptare, Lazaros Rota. Ky i fundit ka marrë etiketime si “shqiptar mu..” nga tifozët e Pas Gianinës, ndërsa vetë Rotas vendosi që t’i duartrokiste me ironi.

Aktualisht mbrojtësi 24-vjeçar i AEK është pjesë e Kombëtares së Greqisë dhe nuk e ka ndierë shumë ofendimin e bërë. PAS Gianina reagoi ashpër ndaj tifozëve që kanë lëshuar këto thirrje: “ Nuk i tolerojmë sjellje të tilla ra.ciste, pavarësisht se nga vijnë. Ne do të përpiqemi që t’i gjejmë dhe t’i eliminimojnë nga trupi ynë çdo qenie jo njerëzore që merr pjesë në të tilla incidente. Na e imponon historia jonë, tifozët tanë, llogjika dhe na e imponon futbolli që duam”.

Nga krahu tjetër Rotas është shprehur se nuk është prekur aspak nga komentet. “Nuk ka nevojë t’u japim vlera disa sjelljeve individuale që nuk shprehin një ekip dhe ambientin e tij. Më kanë kënaqur më shumë fëmijët e vegjël që kërkuan një foto dhe një autograf. Nuk ia vlen të merremi me sjellje të tilla që nuk na prekin”, tha Rotas. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online