Pushimet po vijnë drejt fundit dhe disa skuadra kanë nisur me grumbullimet stërvitore. Në ditën e sotme është Barcelona që rikthehet në kampin stërvitor me numër të reduktuar lojtarësh.
Mes tyre gjendet edhe Rei Manaj. Sulmuesit shqiptar i realizohet dëshira për t’u parë nga Xavi. Getafe është pranë nënshkrimit me sulmuesin shqiptar, por deri atëherë Manaj kërkon të luajë kartat te katalanasit. Ja grupi i lojtarëve që bashkohen në stërvitje sot te Barcelona:
“Pedri, Ansu, Ter Stegen, Collado, Pablo Torre, Ilias Akhomach, Pjanic, Rey Manaj, Trincao, Iñaki Peña, Arnau Tenas, Sergi Roberto, Piqué, Nico, Aubameyang, Ez Abde, Dest”. /Sport Ekspres/