Pas Barcelonës, Roma kapitullon edhe ndaj Fiorentinës. Këtë radhë nuk pati asnjë polemikë arbitrale, ishte thjesht një Fiorentinë fantastike, që triumfoi 2-0 me gola nga Benasi e Simeone në pjesën e parë.
Fitorja e gjashtë rresht për Fiorentinën, që ka marrë frymëzim nga ndarja nga jeta e kapitenit Astori, sepse që prej fillimit të marsit ka rigjetur frymëzim dhe një unitet të pabesueshëm.
Një skuadër fantastike, që tashmë i afrohet vendit të gjashtë në renditje, pozicion që mbahet aktualisht nga Milani.
Ndërkaq, Roma është në vështirësi të mëdha, nesër mund të parakalohet nga Interi dhe të kapet nga Lacio, një javë para derbit roman.