Irani ka marrë një humbje të thellë 6-2 kundër Anglisë në ndeshjen e tyre të parë për këtë Kupë Bote. Skuadra aziatike ishte e pafuqishme përballë “tre luanëve” dhe këtë duket se e di mirë edhe vetë trajneri. Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, kreu i pankinës së Iranit u përgjigj se kundër Anglisë “ishte një stërvitje e mirë” për Kombëtaren e tij dhe se gara do të jetë me Uellsin dhe SHBA-në. Ndërkohë Carlos Queiroz ka kritikuar edhe tifozët iranianë, të cilët nuk kanë ardhur në Katar për të mbështetur ekipin e tyre kombëtar.
“Lojtarët e mi nuk janë në mjedisin më të mirë, në aspektin e përqendirmit, për shkak të problemeve që i rrethojnë. Ata janë njerëz, kanë fëmijë, kanë një ëndërr dhe ajo është të luajnë për vendin e tyre, për njerëzit e tyre. Jam krenar që ata u ngritën dhe lu.ftuan për t’i shënuar dy gola Anglisë në këto rrethana. Vite më parë ne kishim mbështetjen e të gjithë botës. Tani jo. Nuk e kuptoj që ata nuk vijnë të gëzojnë me ne, që ata qendrojnë në shtëpi. Nuk na duhen ata që nuk duan të na mbështesin, më mirë të mos vijnë dhe të qendrojnë në shtëpi. Nuk kemi nevojë për njerëz që na mbështesin vetëm kur fitojmë.“, ka deklaruar Carlos Queiroz./Halit Delibashi-Sport Ekspres/