Ndërsa në Shqipëri jemi ende në zyrtarizimit për vendimin dhe dakortësinë e arritur mes FSHF-së dhe klubeve që kampionatet të kthehen në datën 3 qershor, në Turqi po shohin edhe më larg se kaq. Kështu është vetë presidenti i Federatës së Futbollit në këtë vend, Nihat Ozdemir, i cili shprehet se po mendohet edhe për rikthimin e tifozëve në stadium.
Në një intervistë për “Sky”, Ozdemir është shprehur: ‘Është nëse tani për tani vendimi është që të luhet pa tifozë, ndoshta në muajin korrik do t’i shohim në stadiume”. Turqia është një nga vendet më të prekura nga kjo pandemi, ndërsa numëron rreth 150.000 persona të prekur. Ndërkohë futbolli në këtë vend pritet të kthehet në datën 12 qershor. /Sport Ekspres/