E gjithë bota ka nisur të marrë masat izoluese ndaj përhapjes së koronavirusit. Grumbullimi i njerëzve në një pikë të caktuar është i ndaluar teksa dhe shëtitjet janë reduktuar ndjeshëm në cdo qytet. Veç lojrave me top, të cilat kanë bllokuar stadiumet, edhe Formula 1 ka zyrtarizuar pezullimin.
Formula 1 ishte planifikuar të niste më datë 15 mars në garën e Australisë, por ka mbërritur edhe njoftimi zyrtar se gara e parë nuk do të zhvillohet, ndërsa pritet që të shtyhet edhe për dy pista të tjera. Fillimisht ka qenë skuderia e McLaren që ka dhënë tërheqjen nga zhvillimi i garës.
Kjo për faktin se i gjithë stafi ka hyrë në karantinë, pas testit pozitiv të një prej mekanikëve nga koronavirus. Masat priten të rriten akoma edhe më shumë duke qenë se në disa shtete ku këto masa higjenike janë marrë, numri i të prekurve nuk është rritur. /Sport Ekspres/
Formula 1 and the FIA, with the full support of the Australian Grand Prix Corporation (AGPC), have taken the decision that all Formula 1 activity for the Australian Grand Prix is cancelled pic.twitter.com/rHbc7hlNvH
— Formula 1 (@F1) March 12, 2020