Conor Mcgregor do të rikthehet zyrtarisht në 23 Janar pas një pushimi të gjatë për gati më shumë se 1 vit. Irlandezi do të përballet me Dustin Poirier në kategorinë e peshave të lehta (Lightëeight), të cilin e ka mposhtur më parë. Kjo sfidë do të jetë deçizive, sepse fituesi do të përballet me Khabib Nurmagomedov për titullin kampion.
Nurmagomedov për momentin ka shpallur pensionimin nga kompania UFC, megjithatë presidenti Dana White u shpreh ditën e djeshme se rusi do të rikthehet të paktën për një ndeshje tjetër. Në rast se Conor Mcgregor arrin të mposhtë Dustin Poirier, do të kemi mundësintë të shijojmë dhe njëherë magjinë mes tij dhe Khabib Nurmagomedov./Elio Hajdari-Sport Ekspres/