Ndeshja sekrete mes Shqipërisë dhe Arabisë Saudite është mbyllur në shifrat 1-1. Për shkak se kundërshtari nuk dëshironte që të diktohej nga rivalët e Botërorit, ky takim u zhvillua me dyer të mbyllura. Shumë lojtarë të Superiores e nisën nga minuta e parë, por në fund ishte Bekim Balaj që arriti të shënonte.
Pjesa e parë u mbyll në favor të Arabisë Saudite falë golit nga 11-metërshi me anë të Saleh Alshehri në të 42, që përfitoi nga një prekje e topit me dorë nga Bitri. Kuqezinjtë kishin raste më të mira në pjesën e parë teksa Xhixha në të 39 kaloi edhe portierin e Arabisë Saudite, por nuk e dërgojë dot topin në rrjetë me portën e boshatisur.
Kështu u mbyll pjesa e parë, ndërsa në të 46 u aktivizuan Balaj, Roshi, Rrapa, Mitaj, Kallaku dhe Skuka që morën vendin e Hadroi, Mala, Mucolli, Cikalleshi, Xhixha dhe Marku. Ndërrimet dhanë menjëherë frytet teksa Balaj arriti të shënonte në të 49 falë asistit të Roshit. /Sport Ekspres/