Mbyllet miqësorja mes Katarit dhe Shqipërisë, njihuni me rezultatin e prodhuar nga lojtarët e Superiores

Shqipëria e ka mbyllur ndeshjen miqësore kundër Katarit, vendit organizator të Botërorit. Kjo ndeshje ka përfunduar me shifrat 1-0. Goli i vetëm u shënua në minutën e 38 të takimit nga Almoez. Ashtu si edhe ndaj Arabisë Saudite, e kemi pësuar nga penalltia.

Ndryshimi vjen në këtë rast se 11-metërshi u shkaktua nga ana e Rrapajt, jo e Bitrit. Ndërkohë Reja kishte vendosur që të aktivizonte 10 lojtarë të Superiores dhe Kristal Abazajn nga minuta e parë. Kjo ndeshje u zhvillua me dyer të mbyllura, pa transmetim televiziv. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *