Një marrëveshje e mbyllur është ajo e Parmës me talentin shqiptar, Andi Zeqiri. Në Itali janë të sigurtë se transferimi është kryer për 3 milionë euro.
Zeqiri është një talent me potencial të madh dhe që pritet të kalojë në përfaqësuesen e Kosovës. Aktualisht është pjesë e Lausanne në Zvicër dhe është gati për të bërë hapin e madh.
Ndërkohë një tjetër lajm i mirë vjen nga Parma pasi Bruno Alvesh është nxjerrë në shitje. Kjo do ti hap më shumë rrugë aktivizimit të Kastriot Dërmakut që i kanë munguar hapësirat deri në këto momente. /Sport Ekspres/