Mbyllet faza e parë/ Partizani si vitin e kaluar dhe Flamurtari si dita me natën, ja ndryshimet

Kampionati shqiptar ka mbyllur siparin e fazës së parë të nëntë takimeve mes skuadrave. Pa dyshim që të gjithë jemi dëshmitarë të një Superiore ndryshe nga vitet e kaluar, ku “ligji” bëhet nga ekipet e sapongjitura në këtë kategori. Kështu, leksioni i kësaj faze erdhi pikërisht nga Bylisi dhe Vllaznia që mbi të gjitha sollën atë që mungonte, një futboll të bukur.

Megjithatë nëse kthehemi një vit më parë, faza e sezonit 2017/2018 ishte shumë herë më ndryshe me të vetmen pikë të përbashkët, Partizani. Demat edhe këtë vit i mbyllin këto nëntë ndeshje në vendin e parë të klasifikimit. Kampionët në fuqi grumbulluan 22 pikë vitin e kaluar ndërsa këtë vit e pozicionojnë veten po sërish në vendin  e parë por me pesë pikë më  pak, pra 17 pikë. Lidhur kjo me një nisje jo të mirë në ndeshjet e para në kampionat.

Sezoni 2019/2020

Ndërkohë Skënderbeu në sezonin e kaluar ishte më kërkues dhe më konkurues duke ndjekur Partizanin me 20 pikë. Korçarët nuk ishin të dënuar nga Uefa duke pasur moralin e lartë pasi vinin si kampion të sezonit 2016/2017. Më ndryshe është këtë vit situata tek Skënderbeu. Skuadra nën drejtim e Dajës ka shtatë pikë më pak duke u pozicionuar me vetëm 13 pikë.

Nga ana e Kukësit, verilindorët bëjnë diferencën me dy pikë më pak nga sezoni i shkuar. Por presidenti Gjici mbetet i pakënaqur në këtë xhiro të këtij sezoni ndryshe nga viti i kaluar, ku mes të tjerave trajneri Duro mbetet tabela e shigjetimit. Kukësi bëri merkaton më të bujshme por ende nuk renditet atje ku u mendua.

Bardheblutë e Tiranës sapo kanë shkarkuar trajnerin Mema me arsyetimin se nuk janë arritur objektivat e klubit, duke u shoqëruar edhe me humbjet në derbi dhe sëfundmi ndaj Bylisit. Në sezonin e shkuar kryeqytetasit kishin vetëm 8 pikë, pra 6 pikë më shumë se xhiroja e fazës së parë për sezonin aktual. I vetmi ekip që ka bërë progresin më pozitiv sa i takon pikëve. Por presidenti Halili ende nuk është i kënaqur me kaq.

Sezoni 2018/2019

Flamurtari, dështimi dhe zhgënjimi i këtij sezoni, deri në këto javë të para ka një ndryshim si dita me natën nga viti i kaluar. Plot 14 pikë kishin vlonjatët sezonin 2018/2019, krahasuar me 2 pikë dëshpëruese të këtij viti. Kriza e pranuar edhe nga trajneri aktual Sadedini justifikon gjithçka tek kuqezinjtë të cilët rrezikojnë seriozisht rënien nga kategoria.

Kampionati është i gjatë përpara por skuadrat kanë vënë në dukje dëshirën për të bërë diferencën që fazën e parë, në mënyrë që të kenë mundësinë e shkëputjes nga kundërshtari. Ndeshjet e ardhshme do të kenë të njetën peshë teksa ende mbetet e vështirë të thuash pretendentin për titull në këto nëntë javë. Ngjeshja në klasifikim ka bërë që skuadrave t’i kushtojë shtrenjë një gabim i vetëm ashtu siç trajneri i Vllaznisë deklaroi pak ditë më parë që një fitore na çon në krye dhe një humbje na rrëzon poshtë në klasifikim./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online