Mbyllet e para/ Veleçiku po kualifikohet ndaj Flamurtarit, Devolli po fiton ndaj Skënderbeut

Pas tre ndeshjeve të zhvilluara në ditën e djeshme, Kupa e Shqipërisë po vijon në ditën e sotme, atje ku po zhvillohen edhe takimet e tjera në Grupin A dhe B. Kështu, Apolonia fiton në tavolinë me rezultatin 3-0 ndaj Kamzës, ashtu si edhe në ndeshjen e parë, pasi këta të fundit nuk u paraqitën në fushë.

Rezultati surprizues vjen nga Flamurtari, pasi po vijon ende me shifrat 0-0 ndaj Veleçikut. Nëse këto shifrat do të vijojnë të tilla edhe pas 45 minutave të tjera, atëherë miqtë do të kualifikohen më tej, pasi kanë fituar me rezultatin 3-2 në përballjen e parë.

Ndërkohë edhe Devolli po fiton me shifrat 0-1 ndaj Skënderbeut në transfertë, por nuk mund të shpresojë për më shumë, pasi e kanë humbur me rezultatin 1-4 takimin e parë me korçarët. /Sport Ekspres/

Kupa Grupi B

Skënderbeu-Devolli 0-1

Laçi-Elbasani 2-0

Kamza-Apolonia 0-3 (Në tavolinë)

Bylis-Pogradeci 0-1

Besa-Egnatia 2-0

Oriku-Lushnja 0-2

Kupa Grupi A

Teuta-Tërbuni 2-1

Flamurtari-Veleçiku 0-0

Tirana-Shënkolli 3-0

Kastrioti-Iliria 1-0

Vllaznia-Burreli 2-0

Dinamo-Erzeni 0-0

Besëlidhja-Korabi 0-0

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online