Në ditën e sotme është zhvilluar edhe derbi i kryeqytetit në Kupën e Shqipërisë sa i përket fazës çerekfinale. Kështu Dinamo dhe Partizanit kanë matur forcat me njëra-tjetrën, duke u ndarë në paqe pas fundit të takimit. Goli i parë do të vinte nga Cara në minutën e 25 që i dha avantazhin Partizanit.
Ndërkohë goli i barazimit erdhi kur po vinte fundi i pjesës së parë, teksa Ibrahimi barazoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 43. Nuk mungoi dëshira nga të dyja ekipet për ta fituar këtë takim, por në fund duhej ta mbyllnin me shifrat 1-1. /Sport Ekspres/