Mbyllen 5 ndeshjet e Superiores, flet Armand Duka: Ndeshjet ishin interesante dhe të bukura, ta mbyllim me tifozë

Superiore ka zhvilluar 5 ndeshjet e para pas pandemisë, duke surprizuar jo pak sportdashësit. Shumë gola dhe emocione kanë dhuruar këto takime që janë mbyllur me super sfidën Partizani-Skënderbeu. Në lidhje me përballjet e zhvilluara ka folur edhe kreu i FSHF-së, Armand Duka. Gjatë intervistës të dhënë për “Fair Play” në “Syri Tv”, theksi është vendosur te bukuria e garës. Gjithashtu duke bërë edhe një thirrje që ndeshjet e fundit të kampionatit të mbyllen me tifozë.

“Më janë dukur më shumë se 84 ditë ndërprerje. Kanë qenë ditë të mërzitshme jo vetëm pa futboll, por edhe pa aktivitete të tjera. Ta harrojmë këtë periudhë dhe të shohim përpara. Jam i kënaqur që filluam, edhe pse nuk kishte tifozë. Java e parë ishte interesante. Gara ishte interesante dhe ndeshjet u bënë të bukura. Shpresojmë që ta mbyllim sezonin me tifozë. Është zbatuar protokolli, dhe për këtë jam i lumtur. Të gjithë gazetarët duhet të jenë të duruar. Askujt nuk i kanë munguar pamjet nga ndeshjet,  kështu që nuk mund të ankohen për këtë pjesë,” u shpreh Duka. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *