Kupa e Botës në Katar po ngre ritmin dita-ditës dhe fanatikët e futbollit në mbarë botën mund të shijojnë çdo ditë eventin më të rëndësishëm në botë. Ky kompeticion ndiqet në gjithë anët e botës. Televizionet e mëdha kanë shpenzuar shuma të frikshme për të transmetuar Botëror, por ka një televizion shtetëror që nuk ka dhënë asgjë për këtë transmetim.
Është një kompani televizive nga Koreja e Veriut që japin ndeshjet pa blerë të drejtat. Ata vjedhin transmetimin e televizioneve të huaja, mbulojnë logon e tyre dhe shikuesit në Korenë e Veriut mund të ndjekin pa problem të gjithë kompeticionin. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/