Trajneri i ri i Lacio, Sarri ishte një nga mbrojtësit kryesorë të Vedat Muriqit, kur ky i fundit u bë pjesë e ofendimeve të tifozëve lacialë. Megjithatë, sipas burimeve brenda klubit duket se sulmuesi shqiptar nuk zë vend në formacionin e trajnerit italian. Sipas medias turke, “Fanatik”, Vedat Muriqi mund të rikthehet tek Fenerbahçe.
Klubi turk ka nisur kontaktet me agjentin e Muriqit dhe në rast të një dakordësie në marrëveshje, sezonin e ardhshëm mund ta shohim përsëri 27 vjeçarin në Stamboll. Ndërsa Lazio do të vazhdojë me Caicedon si zëvendësues të Ciro Immobile. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/