Partizani ka humbur në shifrat 3-0 kundër Bazelit në takimin e parë të “Conference League” mes këtyre dy ekipeve. Kualifikimi duket çështje e mbyllur për zviceranët që duhet të udhëtojnë në Shqipëri për të firmosur kalimin.
Reagimet e tifozëve në faqen zyrtare të Partizanit kanë qenë thuajse të gjitha në të njëjtën linjë. Kritika të mëdha ka për pjesën e mbrojtjes te kryeqytetasit që nuk i ngroh aspak tifozët. Golat e Bazelit quhen të dhuruar nga pakujdesia e lojtarëve që mund të bënin më shumë në ato momente vendimtare. /Sport Ekspres/