Pak orë na ndajnë nga ndeshja e parë kualifikuese për Botërorin 2022 për Shqipërinë. Kombëtarja luan sot ndaj Andorrës, ndërsa në studiot televizive kanë nisur analizat për kuqezinjtë. Kosta Grillo dhe Përparim Daiu kanë folur ditën e sotme në emisionin “Sport Magazine“ në “Ora Neës“, të moderuar nga Altin Sulçe, ku kanë shprehur mendimet e tyre për ekipin tonë kombëtar.
“Kombëtarja do të futet me këmbë të mbarë. Jam shumë i sigurt që do ta nisim mirë këtë edicion. Ka një kohë të gjatë që tekniku Reja ka parë ata që ka mundur në Itali, por ata që luajnë jashtë Italisë e ka pasur pak të vështirë për ti ndjekur. Kështu që është logjike ajo dilemë e tij se kë do të aktivizojë. Cikalleshin e kam ndjekur, e kam parë live. Është në superformë”, ka thënë ndër të tjera Kosta Grillo.
Ndërkaq, Përparim Daiu është shprehur: “Mendoj që në mbrojtje jemi reparti më i konsoliduar, duke marrë parasysh faktin që lojtarët luajnë në Italia dhe Italia shquhet për lojën tipike mbrojtëse. Berisha apo Strakosha? Për momentin vë Berishën, sespe është aktivizuar në çdo ndeshje në kampionatin italian. E ka treguar shumë mirë me eksperiecnë e tij se është mjaft i vlefshëm”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/