E bujshme/ Lidhja korçare te Tirana, kampionët tentojnë Bajram Jashanicën: Ishte në Selman Stërmasi

Kosta Grillo ka qenë i ftuar ditën e sotme në emisionin “Sport Magazine“ në “Ora News“, të moderuar nga Altin Sulçe, ku ka zbuluar një objektiv të bujshëm të Tiranës. Komentatori i njohur ka nxjerrë në dritë planin e bardhebluve për merkaton e verës, ku synojnë një ish të Skëderbeut. Bëhet fjalë për Bajram Jashanicën, i cili sipas Kosta Grillos ka qenë i pranishëm së fundmi edhe në ambientet e stadiumit “Selman Stërmasi“.

“Do të thoja që te Tirana, meqënëse është një dyshe shumë e fuqishme korçarësh, Tefik Osmani, drejtori, dhe Kristi Vangjeli, që janë të lidhur me Skënderbeun, mundohen të thithin ish-lojtarë të Skënderbeut, siç është Bajram Jashanica. Djaloshi që luan te Ballkani. Pardje ka qenë në stadiumin “Selman Stërmasi” i shoqëruar nga këto dy figura që përmenda. Kështu që nuk është çudi që në merkaton e verës Jashanica të transferohet”, ka thënë Kosta Grillo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online