Manchester United ka arritur të fitojë me rezultatin 0-1 në derbin ndaj Manchester City-t, në takimin e vlefshëm për “EFL Cup”. Goli i vetëm i takimit është shënuar nga Matiç në minutën e 35, ndërsa po i njëjti futbollist i ka lënë “djajtë” për 14 minuta me një lojtar më pak, pasi u ndëshkua për herë të dytë me karton të verdhë. Megjithatë kjo fitore nuk ka mjaftuar për t’u kualifikuar, pasi e kishin humbur të parën me shifrat 1-3.
Situata nuk ndryshoi pas gabimit të Matiç, ndërsa Solskjaer bëhet trajneri i tretë që arrin të thyejë Guardiolën jashtë për të dytën herë, pas Jurgen Klop dhe Jose Mourinho. Pavarësisht situatës së zhurmshme dhe të keqe te Manchester United, mbrëmja e sotme la shpresa për “djajtë”. Vetëm pak orë më parë do të ishte shtëpia e drejtorit sportiv të United që do të sulmohej nga tifozët e pakënaqur. Kjo pasi skuadra po lë shumë pikë me ekipet e vogla, por paraqitja është pozitive ndaj më të mëdhenjve. /Sport Ekspres/
Matic’s goal to make it 0-1#MUFC
pic.twitter.com/GMauDJFu4I— MUFC Sligo Branch (@MUFCSligoBranch) January 29, 2020