Mbipopullohet “infermieria”, korçarët me gjashtë mungesa

Gavazaj, Nimaga, Sahiti dhe Neshpor sërish nuk janë gati, ndërsa Lilaj dhe Osmani janë në dyshim për ndeshjen e nesërme

Leonard Trebicka

Skënderbeu “gjysmagjel” ndaj Lushnjes. Ditën e djeshme, në seancën e parë stërvitore post-Laçi, trajneri Daja nuk ka pasur shumë lojtarë në dispozicion. Katërshja që mundoi edhe dy ditë më parë me kurbinasit do të mungojnë edhe në ndeshjen e nesërme. Enis Gavazaj pritet të bashkohet me grupin vetëm në fund të këtij muaji, ndërkohë që edhe Bakari Nimaga mungoi. Malieni vazhdon të ndjejë dhimbje në kavilje dhe do nise përgatitjet përpara ndeshjes me Partizanin e Beogradit. Martin Neshpor, sulmuesi nga Çekia, po vijon terapinë në Gjermani dhe vetëm në ditën e parë të javës që vjen ka lajmëruar që do rikthehet nën urdhrat e Dajës. Mungesë e sigurt është edhe ajo e Suad Sahiti. Kosovari ditën e djeshme ka dashur të bashkohet me skuadrën, por ka qenë Daja ai që nuk e ka lejuar. Pritet që sot të jetë pjesë e skuadrës, por nuk do sakrifikohet në një ndeshje si kjo me Lushnjen, për të qenë gati për ndeshjen e mesjavës në Europa League.

Lilaj-Osmani
Daja dje nuk ka pasur në stërvitje as dyshen Sabjen Lilaj-Tefik Osmani. Përsa i përket mbrojtësi, ai doli nga fusha e lojës në takimin e fundit ndaj Laçit në momentin e pushimit mes dy pjesëve. Mësohet se Tefiku ka pasur një problem në pulpë dhe dje e ka pasur një ditë krejtësisht pushimi. Në vazhdim do shihet se kur do të rikthehet. Edhe Osmani, ashtu si Sahiti, ka shumë gjasa të mos sakrifikohet. Sabien Lilaj ka qenë një tjetër mungesë e Skënderbeut në seancën e djeshme, kjo për shkak të një viroze. Pritet që edhe mesfushori të mos përfshihet në lojë këtë jave. Në këtë mënyrë Daja duket se do të bëjë njëërotacion të detyruar ndaj Lushnjes, sfidë që luhet tre ditë pasi korçarët janë përballur me Laçin. Gjithsesi Skënderbeu e ka grupin e plotë, me lojtarë me emër në stol, të cilët nuk kanë luajtur shumë minuta dhe nesër është dita e tyre për t’i parë në fushë

 

Infermieria e Skënderbeut

Enis Gavazaj (i dëmtuar)

Martin Neshpor (i dëmtuar)

Bakari Nimaga (i dëmtuar)

Suad Sahiti (i dëmtuar)

Tefik Osmani (në dyshim)

Sabjen Lilaj (në dyshim)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online