Mbeti pa futboll që pas largimit nga Tirana, Sentamu firmos duke hedhur katër hapa mbrapa

Yunus Sentamu ishte pa ekip dhe nuk ka qenë në aktivitet që pas largimit të tij nga Tirana, në vitin 2019, atje ku bardheblutë i hapën rrugën për të firmosur me një tjetër skuadër. Megjithatë sulmuesi nga Uganda nuk arriti që të bind askënd për të vazhduar karrierën e tij dhe për të mbetur në Europë.

Për këtë arsye janë hedhur shumë hapa mbrapa nga ana e lojtarit 26-vjeçar, pasi së fundmi është rikthyer te kampionët e Ugandës, Vipers SC, ku u firmos për dy vite. Kjo ka qenë skuadra e parë në të cilën është aktivizuar Sentamu, atëherë kur ekzistonte ëndrra për të bërë karrierën e madhe në Europë.

Pas kalimit te Amazulu, Sfaxien, Vita Club, Ilves dhe Tirana, mbërriti momenti për t’u rikthyer sërish në shtëpi, duke firmosur në të njëjtën mënyrë edhe një mbyllje të karrierës së parakohshme. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *