Dele Ali është kthyer në “të padëshiruarin” e Murinjos, teksa ka përfunduar jashtë listës së Totenhemit për ndeshjen e sotme kundër Sauthempton. Kreu i pankisës së Spërsave zgjodhi të mos e përfshinte në grumbullim dhe Një krisje duket se ka ndodhur mes trajnerit portugez dhe futbollistit, nga e cila është gati që të përfitojë PSG.
Murinjo ka thënë pas ndeshjes se ka shumë lojtarë në pozicionin e Dele Ali, për këtë arsye skuadra bëhet e vështirë të menaxhohet, si dhe dëshiron të krijojë balanca në ekip. Ky vendim mund të sjellë pakënaqësi te lojtari anglez, i cili mund të konsiderojë edhe ndryshimin e ambientit gjatë kësaj merkatoje.
Britanikja “Telegraph“ raporton se gjigantët francezë të PSG-së duan të bëjnë bashkë me Mbape e Nejmar edhe Dele Ali, që shihet si një vlerë e shtuar në ekipin parizien. Ende nuk bëhet e ditur nëse kërkohet huazimi apo blerja e përhershme, megjithatë interesimi ekziston dhe ditët në vijim mund të sjellin zhvillime të reja./Halit Delibashi-Sport Ekspres/