“Mbetëm pa frymë kundër Ronaldos, hoqëm dorë dhe O’Shea u bë copash”! Ferdinand: Po firmosej në autobuz

Nga Klaudio Ndreca

Rio Ferdinand vazhdon të tregojë histori të hershme me Kristiano Ronaldon. Figura e njohur e futbollit në Europë ka risjellë këtë herë në vëmendje një ndeshje miqësore të zhvilluar në 2003 mes Sporting Lisbonës dhe Manchester United.

Kristiano Ronaldo ishte asokohe pjesë e ekipit portugez ndërsa dhurojë spektakël ndaj kundërshtarëve. Në një intervistë për “EASPORTS”, Ferdinand e kujton kështu atë ndeshje:

“Gjatë lojës O’Shea kishte nevojë për oksigjen. Ishte bërë copash dhe pa frymë. Si të gjithë ne, por ai më shumë se ishte në shënjestrën kryesore të Ronaldos. Scholes, Nicky Butt dhe unë hoqëm dorë. Djali është i mahnitshëm, duhet ta marrim. Teksa ishim në autobuz dhe duke u kthyer në Angli duhej të prisnim vetëm një orë e gjysmë dhe na thanë se po bënin marrëveshje që Ronaldo të vinte me ne”, u shpreh Ferdinand. /Sport Ekspres/