Pas gabimit të rëndë që bëri ndaj Galatasarait, Thomas Strakosha u rikthye si titullar për Lacion në përballjen me Spartakun e Moskës. Ekipi italian fitoi në shifrat 2-0 dhe porta u mbajt e paprekur. Gardiani shqiptar reagoi mirë në dy rastet që kundërshtari u paraqit para portës, megjithëse nuk bëhej fjalë për shumë thërritje në detyrë dhe reagime të jashtëzakonshme.
Por kjo ndeshje i jep më tepër besim Strakoshës për të kaluar momentin më të vështirë në karrierë. Nga ana tjetër tifozët e Lacios po vazhdojnë me mbështetjen e plotë ndaj këtij portieri, teksa pas ndeshjes së djeshme kanë kënduar për të duke treguar edhe njëherë dashurinë e tyre.
Ndërkohë për performancën e Strakoshës ka folur edhe mesfushori i Lacios, Parolo: “Gabimi që bëri ndaj Galatasarait ishte i rëndë. Por ka forcën për të reguar, është portier i madh dhe këtë e ka treguar në gjithë këto vite”, u shpreh Parolo. /Sport Ekspres/