Talenti i Bajernit, Joshua Zirkzee, është zyrtarisht pjesë e Anderleht. Futbollisti 20-vjeçar ka kryer testet mjekësore dhe i është bashkuar skuadrës belge. Megjithatë sipas mediave trajneri Kompany nuk do ta llogarisë lojtarin që në ndeshjen e radhës, atë ndaj Laçit që do të zhvillohet në Shqipëri.
Skuadra e Anderleht do të udhëtojë ditën e nesërme për në Shqipëri dhe për këtë arsye Zirkzee duhet të presë ende për hapësirat në fushën e lojës. Vendimi i Bajernit ishte i menjëhershëm për huazimin e këtij lojtari pas gafës së madhe që bëri ndaj Ajax, atje ku kërkoi që të futej me topin brenda në rrjetë. Megjithatë te gjermanët nuk kanë hequr ende dorë pasi huazimi nuk i jep mundësinë e të drejtës së blerjes Anderlehtit. /Sport Ekspres/