Këto mund të jenë ditët e fundit të Mirlind Dakut me fanellën e Rubin Kazanit. Në drejtim të klubit rus tashmë ka mbërritur oferta e parë zyrtare. “Match TV” ka raportuar se Kaljari ka paraqitur një ofertë në drejtim të Rubin Kazanit për të blerë kartonin e Mirlind Dakut.
Klubi rus ende nuk ka kthyer një përgjigje përfundimtare, por dëshira e lojtarit është që të provojë veten në një nga kampionatet më të forta të Europës, siç është Serie A. Daku zhvilloi një sezon mjaft pozitiv në Rusi, ku shënoi 10 gola dhe dha 4 asiste./Halit Delibashi-Sport Ekspres/