Mbërrin letra të kryeministri i Shqipërisë, priten para për klubet e Superiores: Shpenzohet deri në 1 milionë euro

Kjo situatë e vështirë që ka përfshirë gjithë botën, nuk kishte sesi të mos linte ndikimet e saj edhe në Shqipëri. Fatmirësisht numri i të prekurve dhe viktimave nuk është i madh në vend, ndërsa nga ana tjetër vendimet e qeverisë kanë qenë drastike për të siguruar kontrollin e COVID-19.

E kjo gjë ka bërë që bizneset të nisin e të ndiejnë menjëherë humbjet e tyre. Këtu nuk ka sesi të mos përfshihet edhe futbolli, që ka kaluar në plan të dytë, pasi tashmë kryesore është të fitohet beteja kundër Koronavirusit. Presidenti i Ligës, Edvin Libohova, është shprehur për “Top Channel” se një letër ka mbërritur te kryeministri i Shqipërisë, për të futur tek bizneset që po u jepen para edhe klubet e Superiores. Kështu këto ekipe do të kenë mundësi që të paguajnë lojtarët në këtë periudhë të vështirë. Ndërkohë sipas llogarive, një ekip në elitën e futbollit tonë shpenzon nga 500 mijë euro në 1 milionë euro.

“Klubet e Superiores në pjesën më të madhe janë kompani biznesi, SHA, ndërsa vetëm dy prej tyre janë shoqata. Megjithatë në gjithë strukturën aksionore që ato kanë, pjesa dërrmuese financohen nga bizneset. Në këtë situatë është normale që klubet të ndihen në vështirësi, pasi vetë bizneset janë në këtë gjendje të vështirë. Jemi para një situatë ku ekipet kërkojnë një mbështetje financiare. Të paktën minimalisht për të mbyllur shpenzimet e lojtarëve dhe stafet e tyre. Ne kemi përgatitur një kërkesë dhe ia kemi dërguar kryeminstrit, që të gjitha ekipet e Superiores të futen në listën e bizneseve që të mbështeten nga qeveria. Shifra vjetore që paguan një ekip në Superiore me shpenzimet totale nis nga 500 mijë euro në 1 milionë euro”, tha Libohova. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online