Mbappe e mashtroi, sulmuesi i Australisë tregon arrogancën e Giroud: 10 vite në Premier League, bënte sikur nuk dinte anglisht

Australia arriti të kalonte fazën e grupeve të kompeticionit në një grup me Francën, Danimarkën dhe Tunizinë dhe ishin gjelat ata që i mposhtën me shifrat 4:1.

Megjithatë, me fitoret ndaj Tunizisë dhe Danimarkës, australianët kaluan në fazën eliminatore, ku nuk mundën ta kalonin Argjentinën, ndonëse patën mundësi ta çonin ndeshjen në kohën shtesë.

Sulmuesi Jason Cummings është i lumtur që ka qenë pjesë e ekipit, por i vjen keq që ka mbetur pa kujtimet dhe fanellat e yjeve të mëdhenj nga Franca.

Ai u përpoq të merrte fanellën e Kylian Mbappes. Sulmuesi i PSG-së e mashtroi dhe e gënjeu për një shkëmbim fanelle, por arroganca e Olivier Giroud është një histori më vete. Cummings i tha të gjitha.

“Pas ndeshjes me Francën u përpoqa të merrja një fanellë nga Mbappe, Giroud nuk ishte në planin tim. Mbappe tha se do të më priste në dhomën e zhveshjes për të shkëmbyer fanellat”, tha Cummings dhe vazhdoi:

“Shkova në dhomën e zhveshjes dhe ia dhashë fanellën menaxherit. Dhjetë minuta më vonë ai u kthye me fanellën time në duar dhe tha se Mbappe nuk dëshiron të ndryshojë fanellën”.

Më pas sulmuesi australian iu drejtua Giroud. Sulmuesi i Milanit gjeti një mënyrë të pabesueshme për të shmangur ndërrimin e fanellës.

“Rrugës për në dhomën tonë të zhveshjes, pashë Giroud. Iu afrova dhe e pyeta: ‘Të lutem, a mund të kem një fanellë? Unë jam një fans i madh i juaji”.

“Ai thjesht kaloi pranë meje. Ai bëri sikur nuk kuptonte gjuhën angleze. Imagjinoni këtë dhe ai luajti për 10 vjet në Premier League. Ai thjesht kaloi pranë meje ftohtë,” tha sulmuesi australian. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *