Mbape tha se PSG do ta kthejë rezultatin e Champions dhe do të luajnë në sulm, trajneri i Bayern Munchen “i hap luftë”: Nuk do na gjeni në mbrojtje

Bayern Munchen arriti që të fitonte ndaj PSG në transfertë me shifrat 0-1 në mbrëmjen e 14 shkurtit. Francezët besojnë ende se një përmbysje e madhe do të vijë dhe nuk do të eliminohen kaq herët nga Champions League. Mbape i ka dhënë më tepër zemër ekipit duke besuar te suksesi. Por “luftë” i ka hapur francezit edhe trajneri i Bayern Munchen, Nagelsman.

“Pashë që Mbape deklaroi se mund të na mposhtin nëse e mbajnë ata topin në fushë tonë dhe nëse luajnë më shumë në sulm. Thjesht do të them se e njëjta gjë vlen edhe për ne. Ua them qartë se nuk do të kthehemi në mbrojtje dhe ata do ta shohin forcën tonë”, tha mes buzëqeshjes Nagelsman. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online