Mbape mund të largohet nga PSG-ja!

Lajm i bujshëm ai që vjen nga Anglia: The Mirror shkruan se Kilian Mbape mund të largohet nga PSG në verë dhe të transferohet në Premier Ligë. A është e mundur që sheikët e Parisit të lejojnë të ndodhë diçka e tillë?

Në fakt, në aspektin financiar asnjë klub nuk i rrëmben dot lojtarë PSG-së, por ekziston një problem madhor që mund të shkaktojë tërmet në verë. UEFA ka nisur një hetim mbi llogaritë dhe transferimet e PSG-së, duke kërkuar qartësi mbi operacionet financiare të klubit francez, pasi nuk është normale të shpenzohen 222 milionë euro për Nejmarin dhe gjithashtu të prenotohet Mbape për 180 milionë euro për këtë verë, pasi u gjet mënyra për të tejkaluar pengesën e Fair-Play financiar, me talentin e Monakos që është i huazuar në Paris.

Tani UEFA ka vendosur të veprojë, e nxitur edhe nga ankesat e klubeve të tjerë, sepse nuk është normale që PSG të mos ketë asnjë humbje me bilanc më shpenzime të tilla marramendëse . nëse UEFA merr vendimin ekstrem për bllokimin e merkatos së PSG-së, atëherë blerja e Mbapesë ngrin dhe sulmuesi kthehet te Monako. Këtu futet në lojë Mançester Siti, që më bilancet është në rregull, sepse ka arkëtime kolosale dhe mbi të gjitha në verë mund të shesë dy apo tre lojtarë, për të arkëtuar paratë për Mbapenë.

19-vjeçari ka shënuar 21 gola dhe ka dhënë 17 asiste në Paris këtë sezon, ecuri impresionuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online