Mbappe luftoi për një kohë të gjatë, por më në fund vendosi se ishte koha të largohej nga Parisi pas shtatë vitesh. Të enjten u bë e ditur se ai nuk do të jetë lojtar i PSG-së nga vera e ardhshme, edhe pse të gjithë jemi në pritje të konfirmimit zyrtar nga klubi francez.
Nuk dihet se ku do të vazhdojë karrierën Mbappe, por besohet se Real Madrid është destinacioni i ri më i mundshëm për sulmuesin e madh. Mediat franceze gërmuan në detajet e bisedës së djeshme mes presidentit të klubit Nasser Al-Khelaifi dhe Mbappe.
“E prisja!” u përgjigj Al-Khelaifi, i cili padyshim ishte i përgatitur për këtë moment dhe nuk ishte shumë i mërzitur. Biseda mes të dyve ka zgjatur rreth një orë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/