Kilian Mbape pa diskutim është një nga “yjet” e futbollit që premton shumë për të ardhmen. Pas një dekade dominim nga ana e Mesit dhe Ronaldos, tani është radha e lojtarit të përfaqësueses franceze që të marrë skenën në majën e futbollit botëror. Vetëm 19 vjeç. Megjithatë arriti që të merrte Kupën e Botës, duke qenë protagonist absolut, kjo për faktin se vuri emrin në listën e shënuesve në finalen me Kroacinë.
Në sytë e mesfushorit të Çelsit Tiemue Bakajoko lojtari i PSG-së është lojtari më i mirë në botë. Edhe pse 23-vjeçari nuk ishte në Rusi ai shprehet i lumtur për suksesin që ka arritur përfaqësuesja e tij, duke veçuar pikërisht Mbapen si një nga lojtarët më të rëndësishëm të kësaj arritje.
“Nuk jam i surprizuar nga suksesi i Mbape. Ai është vërtetë shumë i ri, por është mjaft i pjekur.
Mbape është një lojtar shumë inteligjent dhe unë mendoj se me karakteristikat që ka ai është lojtari më i mirë në botë.
Nuk duhet të harrojmë që nuk është dhe aq e lehtë për një lojtar të ri të luajë ndaj futbollistëve me ekspreincë, por ai u tregua shumë i qetë në fushën e blerë.
Mendoj se kemi bërë një Botëror të mirë dhe jam shumë i lumtur mbi të gjitha për Zhirun dhe Kanten”.
Më pas lojtari i cili në edicionin e shkuar luajti në 29 ndeshje tregon për përgatitjet me trajnerin e ri, Mauricio Sarri.
“Ai është një trajner shumë i mirë. Kërkesa e tij është që nëse të luajmë me topin dhe jo të kërkojmë aksionin me pasim të gjatë në sulm.
Dëshira e tij është që ne të sulmojmë gjatë gjithë kohës dhe të shënojmë sa më shumë gola, duke bërë një lojë sa më ofensive”.