“Mbani distancë nga të tjerët”, është kjo këshilla që kemi marrë dhe dëgjuar në gjithë këto kohë. Në këtë mënyrë do të ulim sa më tepër përhapjen e COVID-19 në Shqipëri, por njëkohësisht nëse këto rregulla do të zbatohen, atëherë do të kemi më pak raste edhe në Europë.
Ndërkohë “Tirona Fanatics” ka ironizuar me këtë këshillë. Teksa publikon renditjen e Superiores, tregon shkëputjen e bardhebluve dhe distancën që ata mbajnë me të tjerët, teksa në të gjitha vendet e tjera ka një afërsi të madhe mes pkëve, por Kukësi i vendit të dytë gjendet larg Tiranës me 9 pikë. /Sport Ekspres/