Jorgo Pëllumbi ka lënë pas një tjetër ndeshje pozitive në kampionatin kroat. Mbrojtësi korçar po shfaq nivel të lartë me fanellën e Varazdinit këtë sezon. Futbollisti shqiptar ndihmoi sërish ekipin të mbante portën të paprekur në fitoren 2-0 kundër Rijekës. Kjo është hera e tretë në 4 ndeshjet e fundit që Varazdini nuk pëson gol në kampionat.
Pëllumbi është shpërblyer me një vend në formacionin më të mirë të javës në Kroaci. Diçka të tillë e arriti edhe një javë më parë, ku u vlerësua si lojtari më i mirë. 22-vjeçari është në rrugën e duhur për të hedhur një tjetër hap të rëndësishëm në karrierë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/