“Mbaj kapele dhe syze dielli, nuk dua të më njohin”! Silvinjo tregon në Brazil se çfarë i thonë shqiptarët kur e shohin në Tiranë: Zotëri, a do të na çosh në Europian?

Silvinjo e ka ngritur edhe njëherë tjetër entuziazmin e tifozëve shqiptarë për Kombëtaren. Pas zhgënjimeve të fundit me Rejën, trajneri brazilian është kujdesur për çdo detaj te Shqipëria dhe frytet e para u dhanë në ndeshjen me Poloninë, pavarësisht humbjes. Në një intervistë të fundit për mediat braziliane Silvinjo tregon gjithçka nga jeta e tij në Shqipëri, nga atmosfera në vendin tonë dhe njëkohësisht pjesa e stërvitjes. Braziliani zgjedh që të “maskohet” për t’u mos njohur kur ecën në rrugët e Tiranës, por kur e zbulojnë, të gjithë e pyesin për Europianin.

“Jemi trajnerë të rinj dhe duam mundësitë tona. Unë kam qenë shumë vite si ndihmës. Nuk e shikoja veten në një Kombëtare, por pas përvojës së jashtëzakonshme te Brazili, më ndihmoi të kuptoja se çfarë ishte kjo punë.  Ne nuk mund të projektojmë gjithçka, e pashë si mundësi shumë të mirë dhe e mirëprita ofertën e Shqipërisë.

Gjuha? Unë kisha një të kaluar prej katër, pesë vitesh që jetoja në Itali, duke folur italisht. Darka e parë me presidentin Duka, gjithçka ishte e gjitha në italisht. Në federatë jam mes italishtes dhe anglishtes. Kjo më ka bërë të zhvillohem mirë në këto gjuhë. Unë kam folur tashmë me 30 sportistë, ndër të gjithë lojtarët që shkova fizikisht për t’i vizituar, pashë ndeshje ose fola me video, nuk kisha nevojë për përkthyes. Duke folur me një shqiptar që luan në Portugali, unë jam brazilian, di të flas në shumë gjuhë, i jashtëzakonshëm.

Në stërvitje unë flas italisht dhe një person nga pjesa teknike e përkthen gjithçka në shqip. Nuk kemi dashur të heqim dorë në asnjë mënyrë nga gjuha vendase, edhe në stërvitje, çdo dyshim që mbetet ka këtë lloj përkëthimi. Edhe pse unë, Doriva dhe Zabaleta do të menaxhojmë situatën në italisht, spanjisht, anglisht, portugalisht. Kështu që arrijmë të kemi komandimin e stërvitjes pa probleme.

Por unë nuk jam mirë me shqipen (qesh). Di vetëm disa fjalë të thjeshta si mirëmëngjes, mirëdita, natën e mirë. Është shumë e vështirë kjo gjuhë, por ia dal me të tjerat. Është një popull që është fanatik pas futbollit këtu në Shqipëri. Kur kam mundësi, dal në rrugë. Shpesh eci në këmbë, jam 1.5 km, 2 km nga hoteli, është edhe afër stadiumit. Ndonjëherë eci, ndaloj në një kafene dhe dikush më thotë: “Shiko, ne jemi aq fanatikë sa ju brazilianët. Ne e duam futbollin. Jam mësuar dhe sa herë dal mbaj kapele dhe syze dielli, që të mos më njohin. Më pëlqen të eci në anonimat, por kur më njohin, kanë vetëm një pyetje këtu: “Zotëri, a do të na dërgosh në Europian?”. Të gjithë duan suksesin, ka jehonë të madhe”, tha Silvinjo. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *