Mavraj postoi foto nga operimi, Sinemati: Nuk e morrën se ka qenë dobët, Sadikut “i bien në qafë”

Lista e Shqipërisë do të krijojë gjithmonë polemika të shumta, pvarësisht emrave dhe dëshirave të përmbushura të tifozëve. Kështu, ardhja e Lindon Selahit dhe Taulant Seferit ishte një shenjë e qartë se të rinjtë janë në vëzhgimin e Kombëtares.

I pranishëm në emisionin “Procesi Sportiv”, Gëzim Sinemati ka versione të tjera në lidhje me mungesa e lojtarëve si Mërgim Mavraj dhe Armando Sadiku. Ky i fundit mungon për probleme familjare, ndërsa mbrojtësi i Kombëtares ka kryer edhe një operacion në krahë. Madje duke publikuar edhe një foto pas operimit të kryer.

Por kjo nuk mjafton, pasi në Shqipëri vazhdojnë zërat që e lidhin me performancën jo nivel të kryer në përballjen ndaj Francës. Ndërsa e vetmja ftesë e munguar për Sadikun, ishte kur Levante nuk po e grumbullonte dhe e la jashtë skuadrës, madje duke mos e futur as në miqësore.

“Mavraj nuk u grumbullua sepse ka qenë dobët në ndeshjet e fundit. Sadikut po i bien në qafë, pasi nuk po grumbullohet në mënyrë konstante. Çfarë ndryshimi ka Reja nga paraardhësi i tij? Janë të njëjtat zakone”, ka thënë Sinemati. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online