Mavraj në Turqi, por trajneri Titz të habit me deklaratën e tij për mbrojtësin

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj, u përfol për një kalim të mundshëm në Turqi te skuadra e Trabzonsporit. Në fakt, nëse 31-vjeçari nuk ia del të firmosë në Turqi, trajneri i Hamburgut, Kristjan Titz, nuk i ka mbyllur derën, pavarësisht se nuk dëshiron ta ketë shqiptarin në ekip. Në kushte të njëjta me Mavrajn janë Papadopoulos dhe Ud.

Numri një i ekipit gjerman u pyet në lidhje me futbollistët që nuk i janë bashkuar ende skuadrës dhe veçanërisht për Mavrajn, Papadopoulosin dhe Udin. Pushimet e Hamburgut mbarojnë të hënën dhe duhet parë nëse lojtarët do të rikthehen. “Të shohim se kush do të kthehet realisht”, – u shpreh tekniku Titz.

“Nëse ata nuk kanë vendosur për një ekip të ri, ata do të bëjnë testet e tyre fizike të hënën dhe të martën. Më pas do të bashkohen me skuadrën. Do t’u duhet pak kohë. Lojtarët tashmë e kanë filluar programin e tyre fizik dhe po stërviten prej 9 ditësh”, – përfundoi Titz për këtë çështje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *