Mauricio Pochettino largohet nga PSG pas një marrëveshjeje me kampionët e Francës për ndërprerjen e bashkëpunimit. Javën e kaluar, u mbajtën bisedimet kryesore në të cilat u vendos se është më mirë që të dy palët të ndahen dhe secila të shkojë në rrugën e vet. Ndërprerja e bashkëpunimit do të thotë se trajneri argjentinas do të marrë një dëmshpërblim prej 15 milionë eurosh, një shifër e pabesueshme që i siguron gjithë pjesën tjetër të jetës Pochetinos edhe nëse nuk bën asgjë tjetër.
Siç qëndrojnë gjërat tani, zgjedhja e parë për të zëvendësuar Pochettino është Zinedine Zidane, por derisa të ketë një “po” të prerë nga trajneri i ri, argjentinasi do të jetë zyrtarisht trajner. Problem për parisienët është fakti që Zidane nuk duket të jetë shumë i interesuar për të marrë skuadrën. Megjithatë, në futboll gjërat ndryshojnë brenda ditës. Në PSG, drejtuesit janë të vendosur të bëjnë një kthesë para sezonit të ri dhe të bëjnë gjithçka për të arritur dëshirën e tyre më të madhe, që është fitimi i Champions League. /Sport Ekspres/