Matko Djarmati merr drejtimin e të rinjve të Tiranës

0

Ish-futbollisti kroat Matko Djarmati do të jetë trajneri i të rinjve të Tiranës. Vendimi është marrë zyrtarisht sot dhe në këtë mënyrë Djarmati pason Sokol Bulkun, i pushuar nga puna para pak ditësh.

Për Djarmatin është eksperienca e parë si trajner, pas një periudhe ku ka kryer kurset e nevojshme për të marrë licencat e trajnerit.

I martuar me moderatoren Gerta Heta, Djarmati është shqiptar edhe me dokumente, sepse ka pasaportë shqiptare, ndërsa ka luajtur prej vitit 2009 deri sa mbylli karrierën në vitin 2016.

Këtë sezon Djarmati ka qenë opinionist në Supersport, ndërsa tani nis punë te Tirana, një vendim surprizë, sepse Matko nuk ka pasur ndonjë lidhje me Tiranën dhe drejtuesit e saj deri tani.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.