Mashtrimi i vitit në Vitenam! 40.000 njerëz menduan se po shihnin ndeshjen e Botërorit, në fakt ishte FIFA 23

Rreth 40,000 njerëz në Vietnam u mashtruan. Ata menduan se po shikonin një ndeshje të Kupës së Botës në Katar, kur në fakt iu ofrua një ndeshje e regjistruar me FIFA 23.

Në disa vende, të drejtat televizive për ndeshjet e Botërorit në Katar nuk u fituan, si për shembull në Vietnam, kështu që ata u përpoqën në çdo mënyrë që të arrinin ndeshjet me ndihmën e internetit.

Shumë vietnamezë vendosën të përdorin lidhjen e hakuar në internet, por më vonë u tronditën kur kuptuan se nuk ishte një ndeshje e vërtetë e Botërorit në Katar, por vetëm një regjistrim i një ndeshjeje të FIFA 23.

Gazetarët e El Nacional publikuan materiale në të cilat treguan të gjithë mashtrimin.

Për ta bërë imazhin virtual më të besueshëm, mashtruesit i dhanë ndeshjes një estetikë të vërtetë duke shtuar fjalët ‘live’ dhe koment në gjuhën vendase.

Përveç kësaj, për ta bërë atë të duket edhe më e besueshme, mashtruesit filmuan ekranin e televizorit (i cili transmeton ndeshjet e FIFA-s) nga distanca. Me këtë mënyrë, të cilit iu shtua edhe një lidhje e dobët në internet, mashtruesit arritën të mashtrojnë tifozët vietnamezë.

Meqë ra fjala, bëhej fjalë konkretisht për ndeshjen mes Gjermanisë dhe Japonisë, e cila arriti të fitonte 2-1 me përmbysje dhe në fund si kryesuese e grupit të fortë E, të kalonte. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online