Mashtrimi i vitit! Gykores i nisi 30.000 euro dhe e priste në Londër, modelja i merr paratë dhe shkon me pushime në Greqi

Sulmuesi i Arsenalit, Viktor Gyokeres, është vënë në qendër të vëmendjes mediatike për një ngjarje të pazakontë dhe mjaft të sikletshme jashtë fushave të blerta. Sipas raportimeve nga mediat e huaja, ylli suedez dyshohet se është mashtruar nga një modele e njohur e rrjeteve sociale, e cila i ka marrë shumën prej 30,000 euro.

Plani i futbollistit ishte që t’i mbulonte shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimit për të siguruar ardhjen e saj në Londër dhe për të kaluar disa netë me të. Megjithatë, pasi ka arkëtuar paratë, vajza në fjalë ka ndryshuar itinerar, duke shfrytëzuar fondet për pushime në rajonin e Ballkanit, konkretisht në Greqi, ndërkohë që i kishte dërguar fotomontazhe sikur po nisej drejt Anglisë.

Edhe pse lojtari u tentua të mbante gjithçka hermetike dhe larg syrit të publikut, historia ka dalë në dritë pasi vetë modelja nisi të mburrej para shoqërisë së saj për ngjarjen. Për momentin nuk ka ende një reagim zyrtar nga ana e Gyokeres apo përfaqësuesve të tij, por kjo histori ka bërë bujë të madhe, duke treguar se edhe yjet e madhështisë së Premier Ligës mund të bien lehtësisht pre e kurthit të rrjeteve sociale. /Sport Ekspres/