“Masakër për Shën Valentin”, Liverpuli cirk në Portugali

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

“The Reds” e Jurgen Klopit shëtisin në Oporto dhe hipotekojnë kualifikimin falë fitores 5-0. Trigolësh për Sadio Mane

Pas Mançester Sitit duket se Liverpuli do të jetë skuadra e radhës nga Premier Liga që siguron një vend në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve. “The Reds” të Jurgen Klopit kanë hipotekuar kualifikimin që në Portugali falë fitores 5-0 përballë Portos, duke bërë edhe më mirë se yjet e Guardiolës.

Portugezët kanë provuar të vënë në vështirësi Liverpulin në 15 minutat e para dhe më pas janë dorëzuar pa kushte përballë klasit të treshes së sulmit Mane-Firmino-Salah, të gjithë në tabelën e golashënuesve.

Mane dy herë, nga një gol në secilën pjesë, Salah dhe Firmino kanë vulosur fitoren e thjeshtë të Liverpulit dhe me shumë gjasa e kanë bërë të pavlefshme dhe takimin e kthimit në “Anfield”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *