Emiliano Martinezi vazhdon bet.ejën e tij në distancë me Kilian Mbapenë. Deklarata e këtij të fundit, në të cilën shprehej se niveli i Amerikës së Jugut është larg Europës, nuk u prit aspak mirë nga portieti i Argjentinës. Gardiani i Aston Vilës iu kundërpërgjigj menjëherë me një deklaratë, ndërsa pas ndeshjes vazhdoi me ngacmimet e tij. Pas kërkesës për një minutë heshtjeje për Mbapenë pas fitores së finales së Kupës së Botës, Martinezi vazhdon të tallet me yllin e PSG-së.
Kombëtarja bardhekaltër ka mbërritur sot në Argjentinë, ku po bën parakalimin përpara tifozëve. Pikërisht në këtë moment, Martinezi ka vendosur të shënjestrojë sërish Kilian Mbapenë. Ai gjendet përkrahë Mesit dhe mban në duar një kukull me fytyrën e francezit. Një veprim që padyshim do të ketë shkaktuar pakënaqësi të madhe te Mbape./Halit Delibashi-Sport Ekspres/