Martinez nuk bind Rivaldon, braziliani këshillon Barçën: Do të bëhesh shkatërruese? Bli Neymar

Lautaro Martinez duket se i ka bindur të gjithë me paraqitjet e tij, por jo ish-futbollistin e njohur brazilian Rivaldo. Argjentinasi ka ngjallur një interest të lartë të Barcelonës, që nga ana e saj po përpiqet me çdo kusht ta veshë më fanellën e saj, ndërsa Interi i kërkon me patjetër që të nga humbja e një lojtari të tillë të mbushë arkat e klubit. Por Martinez nuk është i preferuari i Rivaldos për ish-skuadrën e tij, duke u sugjeruar katalanasve të ndryshojnë pistë dhe të ngulmojnë për Neymar. Sipas brazilianit sulmuesi i Interit ka nevojë të rritet ende për të luajtur me Barcelonën, që nëse dëshiron të jetë shkatërruese duhet të marrë patriotin e tij, Neymar.

“Lautaro është vetëm 22 vjeç dhe ka ende nevojë të rritet dhe të marrë eksperiencë pavarësisht se është një lojtar i mirë e me potencial. Barça duhet të përqendrohet te blerja e Neymar për t’u bërë shkatërruese si në të shkuarën. Duket se PSG është gati të dëgjojë ofertat, ndërsa ai është 28 vjeç dhe ka shumë vite futboll përpara në karrierën e tij. Për më tepër ai e njeh klubin dhe supozoj se Mesi do të donte ta kishte si partner. Në krahun tjetër Lautaro nuk do të jetë zgjidhja për të tashmen”, ka përfundurar Rivaldo./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online